Nëna nga Elbasani na ke put shpirtin! Shpe rthen në lot: 9 fëmijët nuk më mbajne me buke sepse nuk ju lashë pasuri

Një nënë e moshuar nga Elbasani ka rr ëfyer sot historinë e t rishtë të saj.

Ajo ka lindur nëntë fëmijë, pesë vajza dhe katër djem, por asnjëri prej tyre nuk ka marrë mundimin ta mbajë nënën që i rriti me sakrifica.

78-vjeçareja Hafize Muça ka rrëfyer jetën e saj të vështirë në fshat në një banesë që nuk plotëson kushtet me minimale te jetesës, ndërsa shprehet se ndihet e bra ktisur.

Djemtë e saj jetojnë në Greqi ndërsa vajzat janë martuar, 2 në Lushnjë, 2 në Elbasan dhe njëra në Kretë. Vajzat që janë me afër vijnë me shpesh se të tjerët thotë ajo, por jeton krejt e vetme në një banesë të vjetër ku lahet në një banjë të shkatërruar.

Gruaja merr vetëm 6000 lekë të reja pension ndërsa edhe gjendja shëndetësore e saj nuk është e mirë që pas vdekjes së bashkëshortit, katër vite më parë.

E moshuara u shpreh se djemtë e saj nuk pranojnë ta ndihmojnë pasi pretendojnë se nuk kanë asnjë detyrim për shkak se ajo nuk ju ka lënë asnjë pasuri si trashëgimi.

Ajo ka thënë mes lotësh:

Vajzat e mia nuk kanë mundësi. Kujtohen dhe vinë ato që janë në Shqipëri, por s’kanë qenë mirë. Nuk kujdesen për mua as vajzat as djemtë, se nuk i kam lënë pasuri.

Po ca pasurie kam unë?! Më ka ardhur tu rp që të vijë në televizion, nga historia që do të tregoja. Nuk kam ku të lahem. Laj kokën me sapllak dhe me një govatë ashtu keq laj trupin.

Pse jetë është kjo?! I kam bërë dasmë të 9 fëmijëve. Madje dhe gocave i kam bërë pajë. Fëmijët kanë bërë shkollë të mesme, dy gocat kanë bërë të lartën.”