Nënat afgane hedhin fëmijët në telat me gjemba për t’i nxjerrë jashtë vendit: ‘Shpëto fëmijën tim’

“Nënat ishin të dëshpëruara, ata u rrahën nga talebanët. Bërtisnin, ‘shpëto fëmijën tim’ dhe na hodhën foshnjat. Disa nga foshnjat ranë në tela me gjemba. Ishte e tmerrshme ajo që ndodhi. Deri në fund të natës nuk kishte asnjë njeri mes nesh që nuk po qante,” tha një oficer që ndodhej në aeroportin e Kabulit për The Independent.

Skenat e dhunës brutale u shpalosën në njërën nga rrugët për në anën ushtarake të aeroportit të Kabulit nga ku mijëra njerëz, po transportohen për siguri në SHBA, Britani dhe shtete të tjera, ku përfshihet edhe vendi ynë.

Luftëtarët talebanë të armatosur me kallashnikov AK-47 patrullojnë rrugët aty pranë, duke ndaluar afganët që ecin përgjatë rrugëve për të kontrolluar letrat e tyre dhe duke i kthyer disa prej tyre larg, raportoi Independent.

Zyrtarët amerikanë thonë se pavarësisht se premtuan evakuime të sigurta, militantët talibanë po e minojnë këtë proces, duke penguar hyrjen e bashkëpunëtorëve dhe të tjerë shtetasve afganë në aeroport, e duke i dhunuar ata.

Talibanët u kanë lënë afat ushtarëve amerikanë të mbetur të qëndrojnë në Afganistan për përfundimin e evakuimeve deri më 11 Shtator, ditën e 20-vjetorit të sulmeve kundër kullave binjake në Nju Jork.