Nënë e bijë u infektuan me Covid-19 dhe 24 orë pas kësaj njëra humbi jetën/ Rrëfimi drithërues: Të paktën isha me fat se i mbajta dorën në momentet e fundit

Ajo që po ndodh në të gjithë botën nga Covid-19 është e trishtë. Shumë persona kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur.

Një histori shumë e hidhur vjen nga Britania e Madhe. Nëne e bijë u infekt uan me Covid-19. Ato bën një foto në dhomën e kujde sit i ntensiv dhe 24 orë më vonë nëna humbi jetën nga Covid-19.

Anabel Sharma 49 vjeçe nga Leicestershire në Britaninë e Madhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të ruhen dhe të respektojnë masat e vendosura.

Gruaja nga Leicester në Britaninë e Madhe humbi nënën e saj Maria 76 vjeçe. Ato ishin bashkë në spital, por nëna e saj nuk mundi t’ia dilte. Ajo ka thënë mes lotësh:

Të paktën unë isha me fat, munda t’i mbaj dorën nënës sime në momentet e saj të fundit. Por në fu ne ralin e saj nuk mund ta shkoja. Jam e pikëlluar, po vuaj.”

Ajo thotë se e gjithë familja u infektua nga djali Isaac 12 vjeç. Më tej ajo thotë se i biri u infektua në shkollë dhe më pas e gjithë familja.