Nënë e dy fëmijëve, kjo është 23-vjeçarja që vdiq pas operacionit në spitalin e Vlorës

Mbrëmjen e kaluar, 23-vjeçarja Brisilda Sadushi humbi jetën në spitalin e Vlorës pasi i ishte nënshtruar një operacioni. 23-vjeçarja kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit kishte kaluar në gjendje shoku, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Sipas mjekëve nëna e dy fëmijëve kishte qenë në gjendje të rëndë me infeksion të përgjithshëm dhe tensionin shumë të ulët

Ajo kishte mbërritur mëngjesin e djeshëm në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërkohë policia po merret me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe nëse e reja ka patur ndonjë komplikacion tjetër.