Nga nesër ora policore, Kurti: Kosova nuk ka mundësi t’i mbyllë qytetarët e t’i financojë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në rrethanat siç ishte fillimi i muajit gusht, nuk mund të merreshin masa rigoroze.

Ai ka thënë Kosova ka buxhet të vogël dhe nuk është mundësia e vendeve perëndimore që të mbyllen qytetarët e t’i financojë shteti.

“Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi. Këto zgjidhje nuk janë ideale. Me atë çfarë kemi ditur kemi bërë më të mirën. Sa i përket personelit shëndetësor ne jemi pafundësisht falënderues, por për pagat e tyre ne kemi për shtesë solidariteti për 10 për qind. Tash nuk është situata kur punonjësit shëndetësorë janë në rrezik siç ishte vitin e kaluar ndërkaq për punën shtesë patjetër që do të kompensohen”, ka thënë ai.

Kujtojmë që nga nesër hujnë në fuqi masat e reja, ku do të rikthehet ora policore si dhe do të shkurtohet orari i gastronomisë.