Nga tërmetet, tek goditja e madhe që do të pësojë toka nga alienët, zbardhen 6 profecitë e frikshme të Baba Vangës

Kanë dalë në pah profecitë e Baba Vangës, e cila dyshohet se ka parashikuar shumë ngjarje që kanë goditur botën më parë.

Parashikimet e Baba Vangës, e njohur ndryshe si Nostradamusi i Ballkanit, ishin edhe sulmet terroriste të 11 shtatorit, zgjedhja e Obamës si President, votimi i Brexit dhe epidemia e koronavirusit. Edhe pse kanë kaluar 23 vjet nga vdekja e saj, njerëzit ende vazhdojnë të ndjekin parashikimet e saj.

Baba Vanga, e cila nuk ka lënë asnjë tekst të shkruar pas profecive që ka bërë, nuk ka pikturuar një tablo shumë zemërgjerë për vitin 2022. 6 ngjarjet e tmerrshme që priten të ndodhin në vitin 2020 janë:

Priten fatkeqësi natyrore, si tërmete dhe tsunami

ipas profecive të Baba Vanga, përmbytje të mëdha mund të ndodhin në disa vende aziatike së bashku me Australinë në vitin 2022. Profetja e njohur ka parashikuar edhe tsunamin e vitit 2004, ku humbën jetën më shumë se 200 mijë njerëz dhe tha se një valë e madhe do të mbulonte brigjet dhe do të shkatërronte njerëzit.

Një tjetër virus fatal, sidomos në Siberi

Baba Vanga, e cila pretendohet se ka parashikuar epideminë e koronavirusit, parashikon se një virus vdekjeprurës do të zbulohet në Siberi në vitin 2022. Është gjithashtu ndër parashikimet e frikshme që virusi të përhapet me shpejtësi dhe të dalë jashtë kontrollit.

Kriza për ujin e pijshëm

Sipas një profecie tjetër, shumë qytete në mbarë botën mund të kenë mungesë uji të pijshëm në vitin 2022. Rritja e popullsisë dhe ndotja e lumenjve do të bëjnë që shumë prej nesh do të përballen me mungesën e ujit. Shumë shtete do të kërkojnë për ndihmë.

Jashtëtokësorët do jenë më afër nesh

Asteroidi i njohur si ‘Oumuamua, të cilin shkencëtarët janë përpjekur ta zgjidhin ditët e fundit, ishte gjithashtu ndër parashikimet e Baba Vangës. Sipas profecisë së saj, meteori do të dërgohet nga alienët për të kërkuar jetë në Tokë.

Rritja e temperaturave, pushtimi nga karkalecat

Baba Vanga parashikon se në vitin 2022, temperaturat do të rriten deri në 50 gradë në Indi dhe një nga vendet më të populluara në botë do të pushtohet nga karkalecat. Pas fatkeqësive të njëpasnjëshme, në Indi pritet që të shfaqet edhe kriza për bukë.

Bota viruale

Ekspertët që shqyrtojnë thënien e Baba Vangës e cila tha: “Trupat e njerëzve nuk do të jenë të drejtë, do t’u dalin gunga” pohojnë se kjo lidhet me varësinë në rritje nga teknologjia.