Ngjarje e rëndë në Zvicër: Motra ia merr jetën vëllain dhe më pas edhe vetes

Të martën, dy persona janë gjetur të pa shenja jete në një ndërtesë banimi, në Frick AG në Zvicër. Janë vëlla dhe motër. Zyra e prokurorit publik ka filluar procedurat për veprën penaIe vr asje me dashje dhe tani ka dhënë informatat e para lidhur me hetimin.

Vëllai A. * dhe motra M. *, të cilët janë gjetur pa shenja jete në një apartament në Frick AG herët në mëngjes të martën, raporton 20minuten.ch. Prokurori publik i Kantonit Aargau ka njoftuar të enjten pasdite se të dy janë gjetur nga prindërit e tyre.

Bazuar në hetimet e deritashme, supozohet se motra 26-vjeçare ka pIagosur për vd ekje vëllain e saj 25-vjeçar dhe më pas ia ka marrë jetën vetës. Një thikë është gjetur në vendin e ngjarjes.

Prap abija dhe rrjedha e aktit janë ende objekt hetimesh, shkruan prokurori publik, transmeton albinfo.ch. Duke marrë parasysh të afërmit, autoritetet po përmbahen nga dhënia e ndonjë informacioni të mëtejshëm publik. Meqenëse personat e përfshirë kanë humbur jetën të dytë dhe zyra e prokurorit publik ka përjashtuar përfshirjen e palës së tretë, procedurat për vr asje me dashje do të ndërpriten sapo të përfundojë hetimi.

Një telefonatë urgjente kishte ardhur në polici para orës 5 të mëngjesit sipas të cilës një person i telefonuar nuk po përgjigjej. Shërbimi mjekësor kishte shkuar për pak kohë në vend, por më pas qe larguar përsëri. Hyrja në ndërtesën e banesës ishte bllokuar nga policia.

Fqinjët ishin shumë të shqetësuar. Prindërit, të cilët kishin jetuar me djalin dhe vajzën e tyre, janë strehuar tek të afërmit dhe po mbikëqyren nga një ekip kujdesi.