Ngjarje ‘horror’/ Tre gra dhe një burrë vriten brenda shtëpisë, i dyshuari një 20-vjeçar

Katër persona janë gjetur të vrarë me thikë në një shtëpi në juglindje të Londrës, ndërsa policia ka vënë në pranga si autor të dyshuar një 20-vjeçar.

Viktimat, 3 gra, 60 vjeç, 40 vjeç dhe 30 vjeç dhe një burrë 60 vjeç, të cilët kishin njohje me njëri-tjetrin.

U gjetën nga policia në orët e para të ditës së sotme, pasi fqinjët informuan autoritetet për një “trazirë” në Southwok, një lagje në jug të Thames.

Ende nuk është sqaruar se cila ishte marrëdhënia mes viktimave dhe autorit dhe as cili ishte shkaku i krimit të rëndë.