




Teksa ditën e djeshme mblodhi kryebashkiakët për të folur mbi situatën e zjarreve, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi la një deklaratë perlë. Ai u shpreh se këtë vit ministria nuk ka helikopterë por vitin tjetër do i luftojë zjarret me dronë dhe shërbim satelitor.
Ai tha se vendi do të ketë në dispozicion teknologji të avancuar për të luftuar zjarret, a thua se zjarret fiken me teknologji…
”Vitin tjetër do kemi forca shumë të mëdha teknologjike nga më modernet në Evropë me shërbimin satelitor dhe dronëve që për sezoni e ardhshëm do jenë në punë”,-u shpreh ai.
Duket se zjarret do detektohen nga satelitët që do çojë Rama në hapësirë e më pas do fiken me kova uji që do i mbajnë dronët me litarë… Është përfytyrimi i planit të qeveris




