Një baba la 17 lopë si trashëgimi për 3 djemtë e tij. Kur ai ndërroi jetë, djemtë hapën letrën e testamentit në të cilën shkruhej…

Një baba la 17 lopë si trashëgimi për 3 djemtë e tij. Kur ai ndërroi jetë, djemtë hapën letrën e testamentit. Në testament shkruhej se babai kishte dëshirë që djali i madh të merte gjysmën e 17 lopëve, djali i mesit duhet të merte një të tretën (1/3) e lopëve ndërsa i vogli duhet të mertë një të nëntën e tyre (1/9).

Ngaqë nuk është e mundur të pjesëtosh 17-tën me dy apo 17-tën me 3 apo 17-tën me 9, tre djemtë filluan të zihen me njëritjetrin. Kështu, ata vendosën të shkojnë tek një burrë i zgjuar për të zgjidhur problemin e tyre.

Burri i zgjuar i dëgjoi me durim, pastaj solli një lopë të tijën dhe e bashkoi me 17 lopët e djemve, që u bënë në total 18 lopë. Pastaj, ai nisi të lexojë testamentin e babait të tyre. Gjysma e 18 është 9. Kështu ai i dha djalit të madh 9 lopë. 1 e treta e 18-tës është 6 (18:3=6). Kështu ai i dha djalit të mesëm 6 lopë. 1 e nënta e 18-tës është 2 (18:9=2). Kështu i dha dhe djalit të vogël 2 lopë.
Tani i mbledhim të gjitha, 9 që ia dha të parit plus 6 që ia dha të dytit plus 2 që ia dha djalit të vogël bëjnë 17 (9+6+2=17). Këto 17 lopë i morën fëmijët. Mbeti një lopë nga 18, dhe këtë e mori burri i zgjuar përsëri sepse ishte lopa e tij 🙂

Mësimi:

Qëllimi i bisedimeve dhe zgjidhjes së problemit midis djemve ishte të gjenin lopën e tetëmbëdhjetë, thënë ndryshe emëruesi i përbashkët. Në momentin që një person është i aftë të gjejë emëruesin e përbashkët, problemi zgjidhet menjëherë. Nganjë herë kjo gjë është e vështirë.

Gjithsesi, që të gjesh një zgjidhje, hapi i parë që duhet të bësh është të besosh se egziston një zgjidhje. Nëse mendojmë që nuk ka zgjidhje, nuk do të mundemi kurrë të gjejmë një të tillë.