“Një ditë kemi lind e një ditë do vdesim. Të Zotit jemi”, këngëtarja shqiptare në gjendje aspak të mirë shëndetësore nga Covidi

Këngëtarja, Xhesika Ndoja, ka zbuluar së fundmi se është infektuar nga koronavirusi. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se gjendja e saj shëndetësore nuk është aspak e mirë. “Nuk është as për të qeshur, as për të humbur shpresat, një ditë kemi lind e një ditë do vdesim. Të Zotit jemi! Faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar, por nuk ju përgjigjem dot se nga gjendja që jam nuk mundem. Bëni kujdes, nuk është shaka me këtë sëmundje të pabesë, jam me Covid”, ka zbuluar Ndoja.

Nga ana tjetër, komentuesit kanë qenë të shumtë që i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërkohë që nuk dihet se ku po kurohet. Ndër të tjera ajo ka lënë të kuptohet se po përjeton ditët më të këqija të jetës, ndërkohë që gjithë verën e kaloi duke pushuar nga një plazh në tjetrin.