Një figurë e njohur nga Kosova mund të jetë president i ri i Shqipërisë, Rama çfarë po kalkulon?!

Një figurë publike nga Kosova po shqyrtohet si kandidat i mundshëm për president të Shqipërisë, mëson INA duke u thirrur në burime pranë qarqeve politike në Tiranë.

Siç mësohet, kryeministri Edi Rama po shqyrton një opsion të tillë, duke përzgjedhur një figurë publike shqiptare nga Kosova për president të ri të Shqipërisë.

“Kjo është një nga opsionet dhe se po zhvillohen bisedime për presidentin e ri”, theksojnë për INA burime të afërta me partinë në pushtet në Shqipëri.

Kryeministri Rama ditë më parë ka zhvilluar takime me liderët opozitarë të Kosovës, ku ndër temat e diskutuara nuk përjashtohet as çështja e zgjedhjes së presidentit.

Këto debate po zhvillohen tani kur pritet zgjedhja e presidentit të ri pas skadimit të mandatit të presidentit Ilir Meta. Kryeministri Rama dhe partia tij kanë paralajmëruar se kanë votat e nevojshme për president.(burimi/INA)