Një gjer.mane konv.ertohet në fenë islame dhe bëri kuro.rëzim me një mitrovicas

Një shtetase gjermane është konvertuar sot në fenë islame.

Siç ka njoftuar hoxhë Fatmir Latifaj, gjermania Luzia ka përzgjedhur emrin Hava, transmeton Telegrafi.

“Sot në xhaminë time në Shipol-Mitrovicë e pranoj Islamin një gjermane Luzia qe tash e tutje e përzgjedhi emrin e nënës së njerëzimit, HAVA! Të njëjtën kohë e vendosi me një mitrovicas të kurorëzohen sipas adeteve tona shqiptare në xhami me Hoxhë! Falënderoj dhe uroj çiftin e ri bashkëshortorë që zgjodhën xhaminë time për kurorë dhe pranim të Islamit! Respekt për të gjithë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.