Një kokërr vezë dhe një bidon ujë 17 mijë lekë! Fillon vrullshëm plazhi në jug, çmimet marrin tatëpjetën

Edhe pse koha nuk ka qenë fort e mirë, zyrtarisht është hapur sezoni veror në Shqipëri he kanë filluar të vijnë që tani pushuesit e parë sidomos në plazhet e jugut.

Problematika kryesore vazhdon të mbetet cmimet tejet të larta, që tani që na ka përfshirë kriza ekonomike, janë akoma dhe më të ndjeshme.Që në jug të Shqipërisë gjatë verës çmimet shkojnë në ‘stratosferë’ kjo tashmë nuk është gjë e re, por që një omletë të shitet 11 mijë lekë, të vjetra, kjo nuk ishte dëgjuar e parë ndonjëherë.

Dy vajza nga Tirana janë shokuar kur kanë parë faturën në Nazar. Ato kanë paguar në një lokal në breg të detit, 45 mijë lekë të vjetra vetëm për mëngjesin.Vajzat kanë marrë tre omleta nga 11 mijë lekë, dy kafe nga 3 mijë lekë dhe një ujë me çmim 6 mijë lekë.

Siç shihet edhe nga fatura, ky çmim ka nisur nga data 1 maji.Vajzat në video shprehen se po paguajnë vendin, jo shërbimin. Ky rast është një alarm se si çmimet në jug, por jo vetëm, do rriten këtë vit. Të vetmit që përfitojnë janë oligarkët e qeverisë.