Një nga aeroportet më sekrete në botë po përgatit ‘goditjen’ e fortë për Rusinë..Ngrihet alarmi ne Moske !!

Gjenerali amerikan, Mark Milley shkoi javën e kaluar në një fushë ajrore të pazbuluar pranë

kufirit me Ukrainën për të parë nga afër përpjekjet e disa shteteve për të futur armë në vend, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes.

Teksa ndodhej në aeroportin sekret, Milley mësohet se u takua me trupat dhe personelin.

Vendndodhja e aeroportit që përdoret për transportimin e armëve në Ukrainë, mbetet sekret për të mbrojtur këto dërgesa, përfshira raketa.

Ushtria ruse ende nuk i ka shënjestruar këto dërgesa pasi hyjnë në Ukrainë, tha zyrtari,megjithatë ka shqetësimeve se Moska mund t’i sulmojnë teksa sulmi i saj përparon.

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO­s deri më tani i kanë dërguar Ukrainës17.000 raketa antitank dhe 2.000 raketa anti­ajrore Stinger, tha një zyrtar i lartë amerikanpër CNN.

Që para fillimit të pushtimit rus në fund të muajit të kaluar, qiejt mbi Evropë janë mbushur me avionë ushtarakë të SHBA­së dhe vendeve të tjera, veçanërisht me C­17, që është “shtylla kurrizore” e flotës ajrore amerikane.

Nga fillimi i pushtimit rus, 14 vende kanë dërguar ndihma sigurie në Ukrainë, tha zyrtari.

Pasi kanë marrë armët, ukrainasit i kanë përdorur për të ngadalësuar dhe frenuar sulmet ruse në pjesë të ndryshme të Ukrainës.