Njerëzit ‘bien nga aeroplani duke u larguar nga Kabuli’ (VIDEO)

Disa afganë kanë rënë nga një aeroplan që po evakuonte amerikanët nga Kabuli.Pamjet tregojnë njerëz që kërcyen nga pjesa e jashtme të një aeroplani të forcave ajrore të SHBA-ve duke u nisur nga kryeqyteti afgan

Tani imazhet e reja duket se sugjerojnë se disa prej tyre kanë rënë nga qielli në tokë. Një video gjithashtu duket se tregon dy persona që bien nga avioni menjëherë pas ngritjes.

Një agjenci e lajmeve në Kabul raportoi: ‘Vendasit pranë aeroportit të Kabulit pohojnë se tre të rinj që mbaheshin fort në rrotat e një aeroplani ranë mbi shtëpitë e njerëzve’.