Njësia Speciale pritet me lule në Mitrovicë (VIDEO)

Qytetarët e Mitrovicës kanë dalë të shumtë në numër për të përshëndetur Njësinë Speciale pas kthimit nga pikat kufitare në Jarnjë dhe Bërnjak.

E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.

Pak momente më parë policët kosovarë janë larguar nga dy pikat kufitare, pasi që paraprakisht janë larguar barrikadat dhe protestuesit, njofton Klankosova.tv.