Njihuni me 9-vjeçaren Shqiptare kampione në shah, ka rreshtuar medaljet (Video)

Ailin Ndreko është 9-vjeçarja nga Fieri por me banim në Tiranë që po triumfon në sportin e bukur të shahut. E ka nisur këtë sport thjesht për argëtim, por trajneri Arian Bllaca zbuloi talentin e saj dhe tashmë Ailin është pjesë e Akademisë së Shahut pranë skuadrës së Partizanit. “Unë këtë sport e nisa në qendrën ku shkoja çdo ditë pas shkolle dhe atje u njoha me shahun rastësisht dhe profesori e vuri re që unë isha e mirë dhe foli me babain dhe i tha se dua ta marr vajzën në ekipin e Partizanit që ta trajnoj

Isha një lojtare normale në fillim dhe kur u rrit niveli im, tani jam kapitene e grupit B”, tha shahistja 9-vjeçare. Ajlin e takuam në Fier ku po kalon pushimet por nuk nguron të flasë për kompeticionet ku ka marrë pjesë, kupat dhe medaljet që ka fituar.