Noizy feston sot ditëlindjen, e dini sa vjeç është?

Noizy, sot (e hënë) po feston ditëlindjen.

Reperi i njohur dhe shumë i suksesshme po feston ditëlindjen e 35-të, ndërsa ka pranuar urime të shumta si nga ana e miqve, kolegëve dhe fansave të tij.

Rigels Rajku (emri i vërtetë) përmes një fotografie në Instagram ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndarë kohë për ta uruar për ditën e tij të veçantë.

“Faleminderit për të gjitha urimet e juaja për ditëlindje. I bekuar me familje dhe shoqëri”, ka shkruar reperi sipër një imazhi që ndau me 1.7 milion ndjekësit në Instagram.

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloj edhe në Londër, dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore. Noizy njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite, i fundit erdhi me këngëtaren nga Kosova, Dhurata Dora.

“Mi Amore” ishte një nga hitet e verës që lamë pas me mbi 40 milionë klikime në kanalin YouTube.