Noizy i bën një tjetër dhuratë Florian Markut: Dedikim për kampionin

Dy çunat kanë prej vitesh një miqësi të ngushtë dhe nuk ngurojnë që respektin që gëzojnë për njëri-tjetrin ta shprehin edhe publikisht apo përmes artit. Noizy ka publikuar sot një këngë dedikuar Markut në tekstin e të cilës thotë herë pas here, “Kampioni i botës, Marku”. Sakaq, videoklipi është menduar në detaje, pasi shfaqen momente nga stërvitja e boksierit dhe çaste kur ka triumfuar ndaj kundërshtarëve.

Kjo është kënga e dytë e reperit për boksierin pasi e ka mbështur edhe me një këngë tjetër të dedikuar para se të ndeshje me boksierin ukrainas, Maxim Prodan, në shtator. Noizy tha se i ka kushtuar atij një këngë për arritjet e mëdha si shenjë falënderimi.

Floriani falënderoi reperin publikishit duke publikuae një Instastory, ku shkroi se Noizy është reperi më i mire i të gjitha kohërave i kushtoi atij këngë. Noizy nuk vonoi dhe ripostoi Storyn e boksierit duke i thënë se kjo është një dhuratë për të.