“Nuk e imagjinoj dot të bëj seks me të përsëri!”/ 45-vjeçarja tregon çfarë ndryshoi tek partneri i saj pas…

Një 45-vjeçare është martuar me shokun e saj më të mirë nga universiteti, i cili është moshatar me të. Por fatkeqësisht, disa muaj më parë ai pësoi një ak sident, që e la të paaftë për punë dhe si rrjedhojë nuk mund të kujdesej as për veten, shkruan “Dear Deidre” i “The Sun”.

Tashmë ajo thotë se nuk mund të bëjë më seks me partnerin e saj, edhe pse është shëruar. Ja ku qëndron problemi:

“Kur partneri më prek, më ikën totalisht dëshira për të bërë se ks me të. Ne kemi qenë së bashku që kur ishim në universitet, por tani jemi të dy 45 vjeç.

Gjithmonë kishim një jetë aventureske sek suale, por rreth pesë vjet më parë, ai pësoi një aksident dhe nuk mundi të punonte për gjashtë muaj. Ai shtoi shumë në peshë.

Unë dhe nëna e tij kujdeseshim për të. Tashmë është rikthyer sërish në punë, por pesha ka mbetur e njëjtë dhe higjiena e tij personale nuk është e mirë. Ai dëshiron se ks por kur më afrohet, unë dridhem.

E di që nuk është e drejtë ndaj tij kjo që po bëj. Nuk jam e sigurt nëse do të dua ndonjëherë të bëj sërish se ks me të.”.

“Dear Deidre” thotë:

“Situata ka ndryshuar kur ju u bëtë kujdestarja e tij në vend të partneres. Thuajini atij se do t’ju duhet pak kohë që t’ju kthehet dëshira sek suale.

Shpjegojini se të dy duhet të kujdeseni për veten dhe të stërviteni së bashku. Më pas mund të bëni të dy dush bashkë.”.