“Nuk e prisja kaq shpejt këtë mrekulli” Fondacioni Firdeus lumturon 11 vjeçaren me skoliozë

Antigona 11 vjeçe prej vitesh vuan nga skolioza. Sëmundja kishte shkuar në një gradë saqë kjo vajzë nuk mund të hante ushqimin e ulur e detyrohej të shtrihej në tokë për të ngënë.

Bukën e ha shtrirë në tokë! 11 vjeçarja rrëfen vuajtjet nga skolioza: Çdo natë e kaloj me dhimbje

Antigona nuk kishte asnjë ëndërr, përpos një dëshire, të shpëtonte nga sëmundja. Dëshirën e Antigonës vendosi ta plotësojë Fondacioni “Firdeus”.

Fondacioni mundësoi paratë e nevojshme që më në fund Antigona të shpëtojë nga kthetrat e skoliozës. Lajmin e madh nëna e Antigonës e priti me lot e teksa e bija bëhej gati për të hyrë në sallën e operimit, ajo na tha këto fjalë

“Nuk e prisja kaq shpejt këtë mrekulli…i falenderoj të gjithë, juve, që e bëtë të mundur, që edhe vajza ime të shërohet, të jetë si të gjithë fëmijët e tjerë.”-rrëfeu për “Shqiptarët për Shqiptarët” nëna e Antigonës.

“Ndihem shumë e lumtur që edhe unë do të mund të bëhem si shoqet e tjera. Frikë kam pak, por me shpresën tek Zoti do t’ja dal. Falenderoj Elvisi e Sidritin që më bënë të mundur që unë të mund të operohem, të shërohem.”-tha Antigona.

Pak para se 11 vjeçarja të niset për operim, në dhomën e saj vjen një nënë e cila njëlloj e kishte të bijën të prekur nga skolioza. Suzana i puth duart Antigonës dhe i uron shërim sa më të shpejtë.

“Je shumë e mirë Antigonë, ja edhe vajza ime u shërua. Vajza ime është shumë mirë tani, ashtu edhe ti do të bëhesh. Mos kij frikë fare. Të shkuara shpirt”-i thotë Suzana- Antigonës.

“O Zot, vajza s’do ketë më dhimbje” Fondacioni Firdeus i sjell buzëqeshjen një nëne të sprovuar

Gjithçka tashmë është gati dhe Antigona niset drejt sallës së operimit. Doktori i shpjegon prindërve se ndërhyrja do të zgjasë disa orë.

Prindërit e Antigonës presin për afro 4 orë e më në fund, mjeku hyn për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm. Ndërhyrja ka qenë e suksesshme, tashmë Antigona do të harrojë përgjithnjë dhimbjet që i sillte sëmundja.

“Operimi mbaroi. Tani vajza është drejt. Në përgjithësis, operacioni shkoi butë dhe qetë. Vajza është mirë dhe ka mbaruar tashmë me sukses.”-u tregoi doktori prindërve.