




Disa të rinj mbrëmë në Durrës janë konfliktuar me efektivët e policisë në bulevardin “Dyrrah”, në lagjen nr.11 në qytetin bregdetar





Shkak për nisjen e përleshjes mësohet se ka qenë mos-respektimi i orës policore nga të rinjtë në kuadër të masave anticovid. Pra, i bie të ketë kaluar ora 23:00.
Siç duket edhe në videon e mëposhtëme, fillimisht policia ndalon një prej tyre, teksa një tjetër që shihet duke ngrënë në fast-food, çohet nga tavolina për t’i ardhur në ndihmë.
Ndërkohë efektivët e policisë kanë reaguar menjëherë, duke iu vënë pran.gat dhe i kanë shoqëruar në komisariat për procedurat e mëtejshme.
Deri në këto momente, policia e Durrësit nuk ka dhënë ende asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje.




