“Nuk të vjen për të vjellë kur fle me atë plakun”, Adelina Tahiri iu përgjigjet keq ndjekësve që i ofenduan burrin

Adelina Tahiri ka disa kohë që nuk sjell projekte të reja muzikore, por është aktive në rrjete sociale, ku publikon fotografi e video nga e përditshmja me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Edhe pse ndjekësit e kanë kritikuar për martesën e saj për shkak të diferencës në moshë me bashkëshortin, Adelina herë pas here bën dedikime të ëmbla për Serjozha Markov.

Së fundmi ka publikuar një foto vetëm të Serjozha dhe e shoqëron me shkrimin: “Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s’ju pëlqeu, unë e dua”.

Pavarësisht se e di që në foto do ketë edhe komente negative, këngëtarja ka vendosur që t’i lërë të lirë ndjekësit, duke mos i bllokuar komentet.

Teksa shumë e kanë komplimentuar dhe i shkruajnë se “nuk ke pse i jep llogari askujt”, sigurisht që vihen re edhe komentet negative të tipit: “Nuk të vjen për të vjellë kur fle me atë plakun”.