Nuk u lejuan të uleshin pa certifikatë vaksinimi, klientët “kthejnë përmbys” restorantin

Dy çifte kanë shkaktuar panik në një restorant të njohur në Selanik të Greqisë dhe kanë kërcënuar punonjësit duke i thënë “është dita juaj e fundit!” Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 prill dhe shkak u bë certifikata e vaksinimit. Ishte ora rreth 09:30 e mëngjesit kur të dy çiftet shkuan në restorant. Ndërkohë sherri nisi kur punonjësit e restorantit kërkuan të kontrollonin certifikatat e tyre të vaksinimit. Dy prej katër personave nuk e kishin certifikatën e vaksinimit dhe për këtë arsye iu tha se nuk mund të uleshin.

Më pas dy personat kanë reaguar duke i fyer punonjësit. Pak minuta më vonë filluan të kthenin tavolinat përmbys brenda dhe jashtë restorantit. Megjithatë punonjësit kanë reaguar me qetësi dhe janë përpjekur t’i largojnë jashtë restorantit klientët e nervozuar.