“Nxihet” turizmi/ Sherr masiv në Sarandë, grushta e shkelma ndaj meshkujve e femrave

Një sherr masiv ka ndodhur pak momente më parë në Sarandë. Pushuesit të cilit kishin shkuar në këtë qytet për të pushuar dhe për të kaluar disa ditë të qeta janë shokuar nga pamja që kanë parë në mbrëmje. Ulërimat e një grupi personash i kanë bërë të dalin në ballkon, ku janë përballur me një skenë të paparë. Një sherr masiv ku u përfshinë edhe femra po ndodhte poshtë pallatit.

Nga zërat dëgjohen se si disa meshkuj shajnë në shqip, por nuk kuptohet qartë nëse grupi tjetër janë apo jo shqiptarë. Gjatë sherrit duket se nuk janë kursyer as femrat, pasi njëri prej meshkujve godet edhe një femër. Nuk dihet ndërkaq se cili mund të ketë qenë motivi i këtij sherri, që nxin akoma më tepër turizmin në vendin tonë.

Në vijim mesazhi i dërguar nga qytetarët:

Jemi me pushime ne Sarande po kalojm shum bukur. Diten jemi ne plazhe, kurse naten jemi ne ballkon duke pare filma aksion. Shpresoj te mos kete te lenduar nga ky incident. Kaloni bukur.