O Jot, çka ndodhur o shpirt i mamit”,mamaja e 26-vjeçari që u hodh nga kati i 8 rrëqeth me ulërimat

Dalin detaje të reja nga ngjarja trag jike alla “Romeo dhe Xhuljeta” që tro nditi mbrëmjen e sotme Tiranën.

Sipas burimeve, Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah çifti që ndërroi jetë ishin të lidhur prej janarit të këtij viti. Gjatë pasdites së sotme në një banesë me qira ditore, 26-vjeçari i identifikuar Kliton Pira gjatë konfliktit të çastit dyshohet se ka go ditur me thikë një 31-vjeçare të huaj me emrin Jawsackie Jaboah. Pas kësaj, Kliton Pira është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Detaje të reja:

Ganezja me pasaportë franceze mbërriti vetëm mesditën e sotme në Shqipëri pas një udhëtimi disa-ditor. Nga ana tjetër nëna dhe të afërm të 26-vjeçarit, Klinton Pira kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i kërkojnë grupit hetimor informacion dhe shpjegime. Nëna e tij ka shpërthyer në lot kur pa në rrugë trupin e pajetë të 26-vjeçarit i cili u zhvendos për tu transportuar me ambulancë.

Dy viktimat prej disa kohesh bashkëjetonin. Mësohet se ata jetonin prej kohesh në Francë, ndërsa në vendin tonë kishin ardhur prej pak kohesh për pushime, ku ishin akomoduar prej ditësh në një apartament me qira ditore, pranë rrugës “Gjergj Fishta”./faxweb