




COVID-19 i ka marrë jetën një infermierie shqiptare në Maqedoninë e Veriut.





Viktima është Lindita Alimi vetëm 28-vjeçe dhe lajmi bëhet i ditur nga shoqata e infermierëve të Shqipërisë, të cilët i shprehin ngushëllimet familjes së viktimës.
Postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë:





Ndërron jetë në moshë të re Infermierja Lindita Alimi 28 vjece nga Kerćova, Maqedonia e Veriut.
E prekur nga COVID – 19 nuk mundi ta fitonte betejën me armikun vdekjeprures.
Shoqata e Infermiereve të Shqipeërisë i shpreh ngushëllime të përzemerta familjes dhe kolegeve të Lindites.