Oj Vlora Çitaku, rrena i ka këmbët e shkurtra

Në WEB faqen e “Bota Sot” të datës 10 shtator 2021, në Lajme, në rubrikën Politika, patëm rastin të lexojmë tekstin e gazetares Majlinda Haziri me titull, “E quajti “shou” dhurimin e librave nga Albin Kurti për Vuçiqin, analistët reagojnë ashpër ndaj Çitakut, ja çfarë i kujtojnë”.

Në fillim të këtij teksti shkruan se, “Kryeministrin Kurti ende niuk mund ta pranojnë opozita duke e “sul.muar” në vazhdimësi për çdo veprim që ai bën. Ish – ambasadorja e Kosovës bë SHBA, Vlora Çitaku, së fundmi ka deklaruar në lidhje me takimin që kyeministri Albin Kurti pati me presidentin Vuçiq në korrik tëkëtij viti.

Ajo shprehet se Kurti i dhuroi Vuçiqit librat për gjenocid në Kosovë vetën për të bërë “shou”, shkruan në fillim të tekstit të saj gazetarja Majlinda Haziri.

Lidhur me këtë deklaratë skandaloze e të turpshme në të njejtin tekst janë edhe reagimet e shkëlqyera dhe argumentuese të analistit politik Gani Qarri dhe të analistit Prof. Sulejman Mehazi.

Unë, nëpërmjet këtij reagimi tim, dua të theksoj se kryeministri Albin Kurti me librat për tre gjenocidet që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve, që ia ka hudhur para syve Aleksandër Vuçiqit, dhe që ua ka dorëzuar edhe Josep Borrell-it e Miroslav Lajçakut, e ka bërë veprimin më të mirë, të nevojshëm e të domosdoshëm për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku duhet ta dijë se shpërndarja e librave në, OKB dhe BE dhe KE, e demaskon në mënyrë të fuqishme argumentuese Serbinë agresore gjenocidale e kriminale, e cila nëpërmjet gënjeshtrave po mundohet t’i mbulojë krimet shekullore të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe në tërë trojet shqiptare.

Shpërndarja e këtyr librave në OKB, BE dhe KE, do ta arrinte efektin e duhur në të mirë të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, mijëra herë më shumë se qindra diplomatë nga Kosova ë Shqipëria.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, me deklaratë e saj lidhur me takimin Kurti-Vuçi, dëshiron ta faktorizojë veten, dhe po e ndjek rrugën e bashkëpartiakut të saj Enver Hoxhaj, i cili para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, për ta faktorizuar veten mundohej dhe e provokonte Albin Kurtin të dalin në debat televiziv, gjë që Albin Kurti as që ia vari veshin.

Oj ish-ambasadore Vlora Çitaku, edhe ty edhe PDK-ja duhet ta kuptoni njehërë e mirë se, Kosovës dhe shqiptarëve u nevojiten veprime konkrete siç janë duke vepruar Albin Kurti dhe Qeveria e tij.

Oj ish-ambasadore Vlora Çitaku, duhet ta kesh degjuar dhe kuptuar thënien popullore se “rrena i ka këmbët e shkurtra”.

Oj ish-ambasadore, për ta kuptuar më mirë veten dhe veprimet e t’ua për Kosovën, lexoje këtë letër të hapur që ta kam shkruar dhe që është botuar në “Bota Sot” në rubrikën Opinione, menjeherë pas botimit më 30 maj 2019, të fragmentit nga ditari yt me titull “ Më ra t’fikt” .

Në këtë fragment nga ditari yt, po tregon përshtypjet e t’ua gjer sa ke punuar si përkthyese për të huajt. Dhe e pëshkruan një vizitë që e keni bërë në malet e Kosovës, ku në qiell të hapur kanë qenë fshehur familje të tëra shqiptare për të shpëtuar nga kriminelët e Serbisë. Siç po shkruaje ti në këtë fragment, nga gjendja e vështirë në të cilën i ke parë këto familje shqiptare me gra pleq e fëmië të kas ra t’fikt. Por, edhe në këto kushte të vështira, ta kanë përgatitur xhezven me kafe dhe të kanë ndihmuar të kthjellohesh.