Oligarku i Shëndetësisë punëson protestuesin Florian Binaj

Nëse gjithnjë keni patur dyshimet tuaja tek personat që qëndrojnë pas mikrofonit në protestat qytetare, është një e vërtetë universale që aplikohet në çdo rast dhe është ajo e përfitimit vetjak ose në interes të dikujt tjetër.

Shembulli i fundit ishte protesta kundër rritjes së çmimeve në vend, me përfaqësues figura të njohura publike.

Në këtë mënyrë, këta personazhe që fshihen nën maskën e aktivistëve civilë dhe përfaqësuesve të popullit që kritikojnë politikën, bëjnë futjen e avazhtë në politikë dhe ngrenë ‘stekën’ e shitjes së tyre.

Disa prej tyre, e ushtrojnë profesionin e aktrimit edhe pas orarit zyrtar të punës, e synojnë të tejkalojnë ambiciet e tyre bazike duke u frymëzuar nga figura të tjera në vend që kanë kaluar nga aktrimi në moderim e pastaj janë katapultuar në politikë falë pushtetit.

Rasti konkret më i fundit që ka provuar shembullin që ju shpjeguam më lart, është protestuesi Florian Binaj.

Ky i fundit, protagonist mikrofoni në shumë protesta qytetare, ka përthithur popullaritetin që i ka falur prej vitesh profesioni i tij si aktor në ekran, për të bërë të besueshme protestën për të cilën kishte zëra se ishte një valvul shfryese me organizator politikën për zemëratën e qytetarëve me inciatorë disa aktorë politikë.

Së fundmi, Binaj dha lajmin se nuk do të ishte më pjesë e kastës së aktorëve në ekranin që kishte marrë famën prej vitesh dhe qarkulluan zëra se do të bëhej pjesë e politikës, ashtu si shumë kolegë të tij para tij.

Mbase Florianin s’e ka lënë krimbi kur ka parë Erion Isain që e bëri Rilindja kryetar bashkie e që vjedh edhe me tenderat e druve në bashkinë e Kolonjës, apo Gaz Pajën që shpallet investitor strategjik në Dhërmi… por edhe ky i fundit u vetëshpall një aktor në politikë i vënë në shërbim të oligakut qeveritar Klodian Allajbeu të Spitalit Amerikan.

Nga aktrimi, Binaj do i hyjë gazetarisë investigative, dhe do ndjekë shembullin e një kolegu të tijit në një emision investigativ të ngjashëm ku do t’i vërë gjoba shtetit dhe privatit për llogari të Allajbeut. Ky i fundit do e bëjë aktorin e Portokallisë protagonist në televizionin e tij ABC News dhe do e paguajë me paratë e shqiptarëve të varfër që ka thithur nga tenderat e shëndetësisë.

Pra nga i gjithë ky leksion, një gjë kini të qartë miq: Kujdes, asgjë nuk është ashtu siç duket! Mos u çudisni po ta shihni kandidat për kryetar bashkie përballë Veliajt për të bërë të besueshme ekzistencën e konkurrencës në Shqipëri pasi thjesht do bëjë atë që di të bëjë më mirë: Do aktrojë!