Oligarkut rus “i ikën mendja”, rrëmben sëpatën dhe vret gruan me të bijën

Zyrtarët spanjollë po hetojnë vdekjen misterioze të një oligarku rus, i cili u gjet i varur jashtë vilës së tij në Spanjë, ndërsa gruaja dhe vajza e tij u gjetën të vdekura brenda pronës.

Sipas mediave të huaja, hetuesit dyshojnë se Sergey Protosenya, 55 vjeç, vrau gruan dhe vajzën e tij me sëpatë dhe thikë, përpara se të vriste veten në oborrin e vilës.

Raportohet se nuk është gjetur asnjë shënim vetëvrasjeje në pronë, ndërsa duket se ishin marrë masa për t’u siguruar që mos mbeteshin gjurmë gishtash në armët e vrasjes.

Tre trupat u gjetën një ditë pasi një tjetër multimilioner rus u gjet i vdekur me gruan dhe vajzën e tij në Moskë.

Në të dyja rastet, burrat kishin lidhje me kompanitë ruse të gazit, shumë prej të cilave janë përballur me sanksione perëndimore që kur Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë.

Protosenya kishte një pasuri prej mbi 330 milionë paund dhe ishte Zëvendës Kryetar në Bordin e Drejtorëve për kompaninë e gazit natyror Novatek për shtatë vjet.