“Pafund banane”, Monika Lubonja feston ditëlindjen në mënyrën më speciale të mundshme (FOTO)

Monika Lubonja ka qenë një nga personazhet më interesantë në Big Brother Vip. Gazmore, origjinale dhe me një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përshtatur me çfarëdolloj grupmoshe, Moni u bë pjesë e familjeve shqiptare dhe fitoi padyshim dashurinë e tyre.

Sot ajo feston datëlindjen dhe në fakt duket sikur koha ka ndaluar për aktoren që sa vjen e zbukurohet.

Në festën e datëlindjes, Monika kishte veshur një kostum që i jepte dritë portretit të saj dhe dukej shumë sensuale, por çfarë tërhoqi shumë vëmendje ishin detajet e festës që lidheshin me BBV.

“Bakllava dhe kadaif” ishte e shkruar në sfond, një shprehje që u bë e famshme brenda shtëpisë pikërisht prej Monës dhe mënyrës se si ajo ruante balancat dhe shkonte mirë me të gjithë.

Ndërkohë nuk mund të mungonin as bananet, që Monika i kërkonte aq shpesh brenda shtëpisë dhe u kthyen objekt batute për shumë kohë. Vaska të mbushura plot banane, atmosfera e ngrohtë e plot drita me siguri do të ofrojnë një super datëlindje për Monikën.