Pak ditë pasi SHBA e shpalli non-grata, Ylli Ndroqi kërkon rishikimin e vendimit

Presidenti i “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi ka njoftuar se ka paraqitur kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-ve, me anë të së cilës ka kërkuar rishikimin e vendimit të SHBA, pak ditë pasi e shpalli non-grata. Sipas Ora News, dokumentet janë paraqitur sot së bashku me argumentet përkatëse.

Në këtë kërkesë Ndroqi:

1 -Kundërshtoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij;

2 -Kërkoi që të respektohej e drejta e tij që të ballafaqohet me elementët e dosjes;

3 -Informoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për gatishmërinë e tij për një seancë dëgjimore;

4 -Dokumentoi me prova të pakundërshtueshme shkeljet ligjore dhe falsifikimet e kryera ndaj tij në Shqipëri;

Zoti Ndroqi zotohet që të informojë publikun për ecurinë e këtij procesi me DASH-in.

Materiali është dorëzuar konform kërkesave dhe procedurave të parashikuara nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.