PAMJE EKSKLUZIVE/ Momenti i aksidentit tragjik në Kukës, shoferi humb kontrollin dhe përfundon në liqen

JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet ekskluzive të aksidentit tragjik në Kukës, ku një automjet përfundoi në liqen, pasi shoferi humbi kontrollin. Nga aksidenti mbeti i vdekur 55-vjeçari, Sul Demnushi dhe fatmirësisht shpëtoi djali i tij.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, makina ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë në liqen. Nuk dihet ende shkaku se pse drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar për të shmangur aksidentin.