




Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për v rasjen e 18 vjeçares





Këtë e ka konfirmuar majori i policisë në Komunën e Ferizajit, derisa tha se ai është arrestuar në një fshat të Ferizajit, dhe më pas do sillet në stacionin e policisë.
Kjo u bë e ditur gjatë protestës e cila po mbahet për rastin tragjik.
“Para dy tre minuta e kemi marrë konfirmimin se Dardan Krivaqa është arrestuar në Ferizaj”, tha majori i policisë.
Ai shtoi se publiku do informohet për detaje pas pak minutash kur policia të dalë me raportin për arrestimin e të dyshuarit./




