Pamje nga vendngjarja/ Dedë Pllanaj u plagos në vendin e punës, ishte roje në një karburant

Janë publikuar pamjet e para nga atentati në Dobraç të Shkodrës, ku i plagosur mbeti shtetasi Dedë Pllnaj, kushëriri i “kumbarit” të drogës në Shkodër, Bardhok Pllanaj, i cili u ekzekutua me 30 plumba vitin e kaluar.

Burime për mediat bëjnë me dije se Dedë Pllanaj punonte si roje karburanti në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit. Mësohet se autorët kanë qenë me motor dhe kanë qëlluar me pistoletë. Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Shkodrës.