(Pamje rrëqethëse) O Zot i madh mba dorën! Ja si duket ishulli i Kretës pas tërmetit, shtëpi të rrënuara dhe rrugë të hapura më dysh

Kreta është kthyer në ishull fan tazmë me ndërtesa të shkatërruara dhe asnjë person rrugëve, pas tërmetit të mëngjesit të sotëm

Një tërmet i fuqishëm ka g oditur ishullin e Kretës, në Greqi, paraditen e sotme, rreth orës 09:17. Mësohet se tërmeti me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar në thellësi 10 km pranë zonës Arvis, 23 km në veriperëndim të qytetit Iraklios.

Sipas informacioneve të para nga mediat greke raportohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dëmet materiale sikurse shihet edhe nga pamjet janë të shumta.

Bëhet fjalë për një 58 vjeçar që ka humbur jetën pasi është shembur një pjesë e kishës në fshatin Arkalohori, ndërsa një i pl agosur rëndë është shtetas shqiptar, i cili punonte në kishën që u dë mtua. Gjithashtu ka informacione për dy persona të lënduar në fshatin Patsidero dhe tre persona që janë bll okuar brenda një shtëpie, e cila ka pësuar dëme të mëdha në fshatin Arkalohori. Gjithsej numri i personave të lënduar ka shkuar në 9.