Pamje të frikshme! Vajza po luante në rrugë, majmuni e tërheq zvarrë për ta rrëmbyer

Një moment i frikshëm ka ndodhur së fundmi në Kinë pasi një majmun ka tërhequr zvarrë një vajzë trevjeçare që po luante në rrugë. Në pamjet e mëposhtme mund të shihet momentin kur majmuni sulmon vogëlushen në një fshat afër Chongqing, Kinën jugperëndimore. Vajza e vogël po luante e vetme me skuterin e saj në një rrugë kur papritur majmuni iu afrua, i kapi kokën dhe e tërhoqi zvarrë në rrugicën nga vinte. Fatmirësisht një kalimtar i rritur vuri re tentativën për rrëmbim dhe e ndoqi majmunin në rrugë përpara se të shpëtonte fëmijën.

Zyrtarët vendas thanë se majmuni në fjalë ka kryer dhe sulme të tjera ndaj fëmijëve, sipas Global Times . Nëna e vajzës tha se ajo ishte duke gatuar brenda kur një fqinj i tregoi se çfarë ndodhi dhe ajo kontrolloi pamjet e kamerave. Vajza e saj u dërgua në spital për mjekim dhe vaksinim. Policia nuk ishte në gjendje të kapte majmunin, i cili vinte nga malet aty pranë. Pasi të kapet, policët thanë se do t’i dorëzohet agjencisë për mbrojtjen e kafshëve të egra. Departamenti lokal i pyjeve tha për mediat se sulmet e majmunëve të egër janë të rralla.