Pamje të rënda, furgoni bie 20 metra në greminë , 5 të vdekur në aksin Sarandë-Gjirokastër

Këto janë pamjet e rënda të furgonit i cili përfundoi në greminë, pasi doli nga rruga në aksin Sarandë-Gjirokastër dhe për pasojë humbën jetën 5 persona. Siç shihet nga pamjet, furgoni është shkatërruar krejtësisht, ndërkohë që viktimat ende nuk janë identifikuar. Forcat zjarrfikëse po punojnë që të nxjerrin viktimat nga makina, pasi furgoni është shtypur dhe është shumë e vështirë ndërhyrja.