Pamje të rënda! Policia amerikane vret një tjetër të ri me ngjyrë

Policia amerikane ka publikuar pamjet nga kamerat e trupit të një oficeri që ka qëlluar për vdekje në pjesën e pasme të kokës një të ri me ngjyrë pas një sherri në rrugë. Incidenti ka ndodhur në 4 prill në Miçigan dhe viktima është Patrick Lyoya, 26 vjeç. Ai u ndalua nga një polic për shkak se targat e makinës nuk përputheshin, por në një moment afro-amerikani tentoi të largohej.

Oficeri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur e ka ndjekur dhe goditur fillimisht me një pistoletë me elektroshok. Më pas ata janë përleshur dhe polici e ka qëlluar me një plumb që ka rezultuar fatal, pasi e ka prekur në kokë.