PAMJET/ Grabitet butiku në Fier! Hajduti çan xhamin, merr rroba dhe atlete

Një grabitje është regjistruar ditën e sotme në një butik në Fier. Siç shihet nga pamjet e mëposhtme të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një i ri çan xhamin e butikut dhe futet brenda.

Sipas denoncuesit, pronari i butikut, hajduti ka marrë rroba dhe atlete që kapin një shifër të madhe lekësh.

Pronari shprehet se ka bërë dhe denoncimin në polici, por hajduti ende nuk është gjetur.

Klikoni linkun më poshtë për të parë pamjet.