Panik brenda kishës në Francë/ I riu godet me thikë priftin, plagoset edhe murgesha që tentoi ta ndalonte

Një 31-vjeçar ka goditur me thikë një prift brenda kishës në Francë, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe murgesha e cila ka tentuar t’i heqi thikën nga duart autorit.

Sipas mediave të huaja, gjendja priftit paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Sulmi ndodhi në kohën kur Franca po voton në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Nice, Christian Estrosi tha se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa nuk kishte precedentë penalë.

Gjithashtu, raportohet se 31-vjeçari e kishte blerë thikën disa ditë më parë.