Panik në ajër/ Delta Air Lines bën kthesë të papritur mbi Oqeanin Atlantik! Ja çfarë ka ndodhur

Një fluturim i Delta Air Lines u detyrua të bënte një kthesë mbi Oqeanin Atlantik pasi pilotët zbuluan se kishte një problem me karburantin.

Fluturimi i Delta u nis të dielën nga Aeroporti Ndërkombëtar John F. Kennedy në Nju Jork dhe supozohej të vazhdonte në Aeroportin Ndërkombëtar Kotoka në Akra, Gana.

Në vend të kësaj, avioni bëri një kthesë mbi Atlantik dhe u kthye në Nju Jork, sipas raportit.

Një zëdhënës i Delta e ka konfirmuar incidentin për Insajderin. Një përfaqësues i linjës ajrore tha për Newsweek se avioni u kthye për shkak të një çekuilibri të karburantit gjatë fluturimit.Një çekuilibër i karburantit ndodh kur sasia e karburantit midis rezervuarëve të majtë dhe të djathtë në krahët e avionit është e pabarabartë, sipas Boeing.

Fluturimi u ul në Nju Jork në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët zbritën nga avioni.Arieh Smith, një YouTuber që ishte në fluturim, ngarkoi një video në të cilën tha se avioni u kthye rreth dy orë pas fluturimit.

Smith, i cili ka më shumë se 5 milionë ndjekës në YouTube, e përshkroi atë si “ditën më të frikshme të jetës sime”