Pas Edi Ramës, një tjetër kryeministre e pëson keq për mosmbajtjen e maskës

Pas kryeministrit Edi Rama i cili në dhjetorin e vitit të kaluar u shoqërua nga policia gjermane pasi refuzoi të mbante maskën mbrojtëse ndaj koronavirusi në bordin e avionit të Lufthansa, një tjetër politikane e lartë është raportuar në polici.

Bëhet fjalë për kryeministren skoceze Nicola Sturgeon e cila kishte shkelur rregullat e koronavirusit duke mos mbajtur maskën gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në Skoci.

Videoja ku ajo shfaqet pa maskë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale gjatë vizitës së saj ditën e shtunë në sallonin e një berberi në East Kilbride, South Lanarkshire.

Sipas ligjit në Skoci, kërkohet që në ambientet e mbyllura, duhet mbajtur maska si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, duke përfshirë dyqanet, transportin publik dhe parukieritë. Në video, Sturgeon duket se nuk e ka mbuluar fytyrën teksa bisedon dhe qëndron shumë afër klientëve, duke përkëdhelur edhe kokën e një djali të ri duke imituar edhe tingullin e makinës së qethjes.

Jo vetëm Edi Rama, një tjetër kryeministre e pëson k

“Ne mund të konfirmojmë se kemi marrë një ankesë e cila aktualisht është duke u marrë në konsideratë”, tha zëdhënësi i policisë. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Partisë Kombëtare Skoceze kryeministres Sturgeon tha se “ kryeministrja u ftua në një berberhane dhe brenda pak sekondash, ajo kuptoi se nuk e kishte vendosur maskën dhe reagoi menjëherë duke e vendosur atë”

Por zëdhënësi i shëndetësisë së partisë konservatore skoceze Dr. Sandesh Gulhane MSP tha se “Videoja e tregon qartë që Nicola Sturgeon nuk e kishte vendosur maskën, ndryshe nga sa ua kërkon këtë gjë njerëzve”.

“Është e qartë se ajo nuk beson tek rregullat, dhe pse duhet ta bëjë një qytetar apo dikush tjetër. Kjo është hipokrizi e kryeministres. Njerëzit që po jetojnë për gati 2 vite rresht nën kufizimet e pandemisë meritojnë nga kryeministrja një falje publike për këtë shkelje”, shkruajnë mediat britanike.

Në dhjetor të 2020-s, Sturgeon kërkoi falje pasi ajo shkeli rregullat e COVID-19 duke hequr maskën gjatë një ceremonie mortore.