Pas Mc Kreshës edhe Meda këndon ezanin

Dje në rrjete sociale u publiku një video ku reperi nga Mitrovica, Mc Kresha e thërriste ezanin në një xhami në Mitrovicë.

Kjo video mori vëmendjen e madhe të publikut ku u komentua mjaft shumë, shkruan lajmi.net.

Përveç reperit nga Mitrovica edhe këngëtari tjetër i muzikës argëtuese shqipe Mehdin Përgjeçaj- Meda duket se e thërriti ezanin në një xhami.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram ai shihet duke kënduar ezanin në një xhami.

Ndryshe Meda në industrinë e muzikës shqipe ka sjellë hite të shumta dhe vazhdon të jetë aktiv me prurje të projekteve të reja. /Lajmi.net/