Pas Tunës dhe Patrisit edhe Nora me Robertin po rindërtojnë martesën! Burime pranë çiftit zbulojnë detaje

Nora Istrefi dhe Robert Berisha për 13 vjet së bashku ishin nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Dyshja u ndanë para dy viteve duke befasuar të gjithë me lajmin.
Përkundër ndarjes ata mbeten miq të mirë dhe bashkë i kemi parë disa herë kur i bashkonfe vajza Reneè madje edhe në pushime.

E dy vite ndaras po flitet se çifti ka vendosur t’i japë edhe një mundësi njëri-tjetrit.
Ditën e sotme, “Panorama” shkruan që miq të çiftit janë të bindur se ata po përpiqen të rindërtojnë martesën e tyre përsëri.

Miqtë e tyre kanë treguar se Nora mund të jetë arsyeja pse Roberti nuk do në asnjë mënyrë që të deklarohet publikisht me ndonjë vajzë tjetër në krah, edhe pse është përfolur disa herë për romanca të reja.
Vet çifti nuk kanë dhënë ndonjë shenjë ndërsa mbetet për t’u parë në të ardhmen.

Për një ribashkim të mundshëm po flitet edhe për Tunën dhe Patrisin. Dyshja sapo kanë kaluar disa ditë pushimi bashkë me fëmijët e tyre.