Pas vrasjes së Brilant Martinajt, Stresi merr vendimin e papritur për karrierën: I kërkoj falje publikut

Brilant Martinaj është një prej të rinjve i cili u vra ditën e djeshme në Fushë-Krujë bashkë me Dikler Vatën dhe Besmir Hoxhën. Martinaj dhe Dikler Vata kishin miqësi të ngushtë me reperin Stresi.

Ky i fundit pas vdekjes së Martinajt të cilin e kishte edhe si vëlla ka marrë vendimin për të anuluar të gjitha koncertet. Në një postim në InstaStory, Stresi ka njoftuar se do të anulojë të gjitha koncertet pasi ka nevojë për qetësi për të kaluar këtë moment të vështirë.

Më tej reperi u ka kërkuar falje fansave dhe clubeve ku do të performonte gjatë këtyre ditëve.

I kërkoj ndjesë publikut. I kërkoj ndjesë të gjitha clubeve ku do performoja, por anuloj çdo aktivitet timin, kam nevojë për qetësi.

Kujtojmë se në atentatin e ditës së djeshme në Fushë-Krujē mbetën të vrarë: Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxhaj. Atentati i mirë menduar thuhet se është kryer nga katër vrasës me pagesë tē cilët pasi kanë kryer atentatin kanë djegur makinën e tyre në Larushkë. Deri më tani, Brilant Martinaj konsiderohet objektivi kryesor i atentatit.