Pasi i shpëtoi burgut, Fjolla Morina shijon ‘lirinë’ duke pirë puro

Pasi i shpëtoi burgut, këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina vazhdon të komentohet përsëri në rrjetet e saj sociale. Fjolla kërkohej nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Para disa ditësh u raportua se Fjolla ishte arrestuar sërish, por avokati i saj tha se ishte ndaluar nga policia vetëm pë kontroll, dhe më pas ajo ishte lënë e lirë.

Tani këngëtarja duket se po shijon çdo moment dhe së fundmi është shfaqur me shami në kokë, me syze dielli dhe duke pirë puro.

Kujtojmëse Fjolla i ka dhënë fund lidhjes me Fisnik Sylën, personin me të cilin ishte kur u arrestua për herë të parë.