PD-ja e bërë lëmsh! Berishistët zgjedhin kryetarin, Enkelejd Alibeaj ikën në plazh

Ditën e sotme, grupi i rithemelimit të PD-së, me në krye Sali Berishën, kanë organizuar zgjedhjet rrëmujë për kreun e partisë demokratike. E themi rrëmujë, pasi në garë është vetëm Berisha dhe Ibsen Elezi, duke e ditur kështu paraprakisht rezultatin.

Gjithashtu, jo të gjithë anëtarët kanë marrë pjesë në votime. Ndër të tjera,, çështja e drejtimit të PD-së është ende në Gjykatë.

Ndërkohë, kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj, ka zgjedhur që këtë të dielë të shkojë në plazh, në Himarë.