




Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, ku familjarë të një të riu të identifikuar si Kozak Braci njoftuan policinë për një pengmarrje ndaj tij. Videoja e peng-marrjes në fjalë, bëri xhiron e rrjetit. Kjo për shkak se ajo u transmetua live, ndërsa “mbreti” i Instagramit shihej teksa kërcënohej dhe dhunohej nga një grup të rinjsh brenda një makine.
Ndërkohë tashmë, burime për JOQ Albania bëjnë me dije se personat që e kishin rrëmbyer janë të afërm të një tjetër personazhi të rrjeteve sociale, Fabio Dushkut. Konkretisht, sipas mesazhit të dërguar pranë redaksisë së JOQ, një nga personat është vëllai i Fabio Dushkut. Gjithçka ndodhi pas sharjeve dhe fyerjeve për disa javë me radhë mes të dy personazheve në TikTok.
Kujtojmë se disa javë më parë Kozakut i hodhën lëndë plasëse në shkallët e pallatit ku jetonte, ndërsa ai pretendoi se këtë e kishin bërë njerëzit e Fabio Dushkut, gjë që ky i fundit nuk e pranoi asnjëherë akuzën.
Por, kush është Fabio Dushku?





33-vjeçari shqiptar është i burgosur në burgun e Koridhalosit në Greqi. I riu shqiptar është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për dy vrasje, në Athinë dhe Selanik. Ai u arrestua në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008.
Në lidhje me këto ngjarje ai ka rrëfyer se është arrestuar pa fakte dhe pa asnjë lloj prove, pa u gjetur asnjë armë krimi dhe pa ADN. Ai akuzohet gjithashtu edhe si pjesëmarrës i disa organizatave terroriste në Greqi, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit”.
Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:
Përshëndetje JOQ Albania. Kozakun e ka marrë peng vëllai i Fabio Dushkut, një i burgosur përjetë në Greqi, sepse Kozaku e shau në video live dhe ndaj vëllai Fabios e mori peng.




